Ballina Politika Erion Braçe kërkon interpelancë për ujërat e zeza të Tiranës. A po...

Erion Braçe kërkon interpelancë për ujërat e zeza të Tiranës. A po e mendon seriozisht kandidimin në kryeqytet?

83
0

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar zhvillimin e një interpelance në Kuvend me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, për të raportuar mbi ecurinë e projektit për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në Tiranën e Madhe – një projekt i financuar përmes një kredie të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) që prej vitit 2008 dhe që synon ndërtimin e sistemit të trajtimit përfundimtar të ujërave të ndotura në kryeqytet.

Kërkesa e depozituar nga Braçe të hënën, më 20 prill, vjen pasi ai ka shfaqur ambicien për të kandiduar për postin e kryebashkiakut të Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Që prej vitit 2008, qeveria shqiptare ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të ndotura në Kashar, të financuar përmes një kredie japoneze. I vendosur në rrëzë të kodrave të Kasharit, impianti synonte të mbulonte një popullsi prej rreth 350 mijë banorësh – me një fazë të dytë të planifikuar për të zgjidhur plotësisht problemin e trajtimit të ujërave të zeza.