Një operacion i gjerë antidrogë në Tiranë ka çuar në goditjen e disa grupeve që shpërndanin lëndë narkotike.
Janë identifikuar 36 persona të përfshirë, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë në kërkim. Gjatë hetimeve janë ndaluar edhe 5 persona të tjerë.
Autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 15 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e 16 personave të tjerë të shpallur në kërkim. Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore janë arrestuar në flagrancë edhe 5 shtetas të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe sende të paligjshme, konkretisht:
60 kg e 300 gramë kanabis sativa
2 kg e 50 gramë kokainë
4 armë (1 pistoletë dhe 3 armë gjahu)
121 mijë euro, 60 milionë lekë dhe 5000 paund
celularë dhe prova të tjera materiale
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.







