Këngëtari shqiptar, Ermal Meta ka shënuar tjetër arritje në repertorin e tij si këngëtar.
Këtë radhë falë këngës dhe librit të tij ‘Stella Stellina’, një këngë fëmijërie që shpëton botën, ka arritur të shpallet fituesi i Çmimit Muzikor Elsa Morante në Itali.
Tema themelore e Çmimit Elsa Morante të këtij viti është “Ragazzini salvati dal mondo” (Fëmijët e Shpëtuar nga Bota), dhe ‘Stella Stellina’ portretizon perspektivën e fëmijëve si një vend i së vërtetës, shpresës dhe shpëtimit.
Ermal Meta do të jetë i pranishëm në eventin në Teatro Diana në Napoli më 12 maj, së bashku me fituesit e tjerë të shpallur.
Këngëtari i famshëm konkurroi edhe në Sanremo të këtij viti me këngën ‘Stella Stellina’, si homazh për të fëmijët dhe të gjitha viktimat e pafajshme të luftës në Gaza.







