Ballina Dossier Fidel Castro dhe Ahmet Zogu u mbijetuan më shumë atentateve

Fidel Castro dhe Ahmet Zogu u mbijetuan më shumë atentateve

71
0

Pavarësisht bujës së madhe për tre atentatet e ndodhura brenda dy viteve, Donald Trump mbetet lideri me numrin më të ulët të tentativave për vrasje, krahasuar me figurat historike.

Listën e kryeson Fidel Kastro, me mbi 630 komplote të dokumentuara, që përfshinin nga purot me helm deri te guaskat shpërthyese. I dyti në këtë renditje botërore është Mbreti Zog i parë i shqiptarëve, i cili mbijetoi në 55 tentativa të dokumentuara. Ai mbetet lideri i parë në histori që iu ktheu zjarrin atentatorëve me pistoletën e tij, gjatë sulmit në Operën e Vjenës në vitin 1931.

Pas tyre vjen Adolf Hitleri, i cili u shpëtoi 42 komploteve, ku më i famshmi ishte ai i valixhes me eksploziv në korrik të vitit 1944. Sharl dë Goll i Francës u mbijetoi 31 sulmeve, përfshirë breshërinë prej 187 plumbash mbi makinën e tij presidenciale. Lista vijon me Jaser Arafatin, i cili iu shpëtoi 13 tentativave dhe diktatorin libian Muammar Gadafi me 5 raste.

Në historinë amerikane, Abraham Linkoln u përball me 5 tentativa përpara vrasjes së tij, ndërsa Jozef Stalini dhe Benito Musolini mbyllin listën me nga 4 atentate secili.

Ngjarja e fundit në Uashington ndaj Trump konfirmon se dhuna politike mbetet një kërcënim i vazhdueshëm, por historia tregon se liderët e tjerë kanë pasur një rrugëtim shumë më të përgjakshëm drejt mbijetesës.

Fidel Castro           638 tentativa

Ahmet Zogu I           55 tentativa

Adolf Hitler             42 tentativa

Charles de Gaulle           31 tentativa

Yasser Arafat           13 tentativa

Muammar Gaddafi                   5 tentativa

Abraham Lincoln                      5 tentativa

Josef Stalin:               4 tentativa

Benito Mussolini               4 tentativa

Donald Trump                   3 tentativa