Një automjet është përmbysur në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.







