Ballina Bota Cilat ishin pikat kryesore të fjalimit të mbretit Charles në Kongresin amerikan

Cilat ishin pikat kryesore të fjalimit të mbretit Charles në Kongresin amerikan

66
0

Sapo dëgjuam Mbretin Charles duke folur në një seancë të përbashkët të Kongresit Amerikan ku ai mori shumë ovacione për një fjalim që eksploron historinë e thellë ndëratlantike dhe sfidat e tanishme.

Mbreti Charles ka golur në një seancë në Kongresin amerikan, ku foli për historinë e përbashkët mes Shteteve të Bashkuarab të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Sipas BBC këto janë pikat kryesore të fjalimit të tij:

Mbreti foli për historinë e përbashkët midis SHBA-së dhe Britanisë, duke e përshkruar atë si një histori që shtrihet në shekuj

Ai tha përtej historisë, të dy kombet ndajnë vlera të përbashkëta demokratike që mbështesin sistemet e tyre të qeverisjes. Komenti i tij për pushtetin ekzekutiv që duhet t’i nënshtrohet kontrolleve dhe balancave u prit veçanërisht mirë nga demokratët

Mbreti paralajmëroi se aleanca unike midis Britanisë dhe Amerikës “nuk mund të mbështetet në arritjet e së kaluarës” në një botë të paqëndrueshme dhe në ndryshim të shpejtë

Ai bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit midis Londrës dhe Uashingtonit për çështjet e mbrojtjes dhe bëri një thirrje të fortë për partneritet në mbështetje të Ukrainës “në mënyrë që të sigurohet një paqe vërtet e drejtë dhe e qëndrueshme” në Evropë

Mbreti e përfundoi fjalimin e tij historik me një mesazh uniteti dhe ruajtjes globale të mjedisit.Kujtojmë që mbreti Charles do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vizitë katër ditore, ndërsa tanimë është dita e dytë e tij në ShBA.