Ballina Sport Tensione para sfidës AF Elbasani – Tirana, përplasje dhe dhunë jashtë stadiumit

Tensione para sfidës AF Elbasani – Tirana, përplasje dhe dhunë jashtë stadiumit

81
0

Atmosfera para nisjes së sfidës mes AF Elbasani dhe KF Tirana është shoqëruar me tensione të forta dhe incidente jashtë stadiumit.

Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti janë përfshirë në akte dhune dhe përplasje pranë ambienteve të stadiumit, duke krijuar momente paniku dhe tensioni mes tifozërive. Në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta policie për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e incidenteve.

Ndërkohë, hyrja e tifozëve në stadium është shoqëruar me masa të forta sigurie, ndërsa pritet që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë të ndezur si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës.