Ballina Kosovë Hamza del në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup: Jemi...

Hamza del në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup: Jemi me ju!

57
0

Kreu i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë në mbështetje të protestës që do të mbahet nesër në Shkup nga studentët shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se zëri i studentëve shqiptarë është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin kombëtar.

“Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar.

Jam gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij. Jemi me ju!”, ka shkruar Hamza.