Ballina Kronika Sa paguajnë të fortët për të kaluar 5 orë “speciale” në burg...

Sa paguajnë të fortët për të kaluar 5 orë “speciale” në burg me vajzat e showbizz-it shqiptar, i “kamuflojnë” si asistente të avokatëve

70
0

Sipas detajeve të diskutuara në emisionin “Ma Shqip me Flamur Vezajn”, një nga mënyrat më të përdorura për të siguruar hyrjen në institucionet penitenciare është përmes deklaratave të bashkëjetesës. Vajza të njohura të botës së spektaklit dhe eventeve paraqiten si bashkëjetuese të të dënuarve përmes dokumenteve noteriale, ndërsa në disa raste përdoren edhe identitete të ndryshuara apo emra familjarësh për të shmangur verifikimet.

Po ashtu u bë me dije se një tjetër skemë konsiston në futjen e tyre në burgje të kamufluara si asistente avokatësh, duke përfituar nga procedurat dhe kontrolli jo gjithmonë i rreptë në hyrje të institucioneve.

Madje sipas gazetarit Vezaj për çdo hyrje paguhen shuma që variojnë nga 500 deri në 1 mijë euro, ndërsa dyshohet se pagesat kalojnë në disa nivele brenda administratës së burgjeve.

“Në një dhomë të veçantë që zhvillohet deri në 5 orë.  Në fakt këto dhomë nëpër burgje kanë kthyer si hotele me 5 yje nga këto investime që kanë bërë po këta të fortë.  Në emër të bashkëjetueses ka kohë që po abuzohet. Në bashkëpunim me noterët lëshojnë deklarata bashkëjetese kundrejt pagesës ndryshojnë dhe emra, jo me emrin e vërtetë pro të familjarit. Duke futur në burg vajza të njohura të shoëbizt shqiptar, eventeve të ndryshme. Kuptohet kundrejt pagesave që variojnë tek shefat e personelit të burgjeve te drejtoria duke variojnë nga 500 deri në 1 mijë euro për rast që hyjnë dhe unë kam marrë shumë denoncime, foto dhe video”, tha Vezaj.