Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka deklaruar se raportet ekonomike ndërkombëtare, po vërtetojnë qartë se Shqipëria po fundoset gjithmonë e më thellë në moçalin e korrupsionit dhe të grabitjes shtetërore.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se raporti i ALTAX, pas atij të Transparency International, konfirmon se rreth 1.1 miliard euro zhduken çdo vit nga korrupsioni, klientelizmi dhe kapja kriminale e shtetit nga Edi Rama dhe Narkoqeveria e tij e babëzitur.
Sipas Metës, janë 1.1 miliard euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve, që duhet të shkonin për paga në sektorë jetikë të vendit.
‘Çdo tender, çdo koncesion, çdo aferë mban erën e grabitjes dhe të pazareve mafioze, ndërsa qytetarët zhyten në varfëri, çmime të papërballueshme dhe mungesë totale shprese’, shkruan Meta.
Statusi:
Raporte ekonomike gjithmonë e më tronditëse po vërtetojnë qartë se Shqipëria po fundoset gjithmonë e më thellë në moçalin e korrupsionit dhe të grabitjes shtetërore.
Pas raportit të Transparency International, që vulosi rënien dramatike me 11 vende edhe raporti i ALTAX konfirmon se rreth 1.1 miliard euro zhduken çdo vit nga korrupsioni, klientelizmi dhe kapja kriminale e shtetit nga Edi Rama dhe Narkoqeveria e tij e babëzitur.
Janë 1.1 miliard euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve, që duhet të shkonin për paga e pensione dinjitoze, për spitale me ilaçe e shërbim njerëzor, për shkolla, infrastrukturë moderne, për fermerët dhe një ekonomi që nuk i detyron të rinjtë të largohen masivisht nga vendi.
Çdo tender, çdo koncesion, çdo aferë mban erën e grabitjes dhe të pazareve mafioze, ndërsa qytetarët zhyten në varfëri, çmime të papërballueshme dhe mungesë totale shprese.
Shqipëria po rrënohet nga kjo bandë e pangopur hajdutësh që pasurohet mbi mjerimin e popullit dhe që e ka kthyer vendin në pronë private të interesave të errëta dhe të korrupsionit të organizuar.







