Ballina Kronika E rëndë në Tiranë! 55-vjeçari plagoset me thikë, përfundon te Trauma

E rëndë në Tiranë! 55-vjeçari plagoset me thikë, përfundon te Trauma

41
0

Një sherr me thika ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Nesharakut në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari Armando Minollaj është paraqitur në Spitalin e Traumës me plagë të shkaktuara nga mjet prerës.

Burime bëjnë me dije se ai ka marrë dy plagë në pjesën e barkut, por fatmirësisht ndodhet në gjendje stabël.

Ende nuk dihen rrethanat e konfliktit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për më shumë detaje.