Ballina Lifestyle Eleganca e Eva Longoria rrëmben vëmendjen në Festivalin e Kanës

Eleganca e Eva Longoria rrëmben vëmendjen në Festivalin e Kanës

42
0

Eva Longoria ishte ylli i mbrëmjes në Gala-n vjetore “Global Gift” të Cannes Film Festival të mërkurën në mbrëmje.

E pranishme e rregullt në Kanë, 51-vjeçarja mahniti me një tjetër paraqitje elegante teksa pozoi në tapetin e kuq në La Mome Plage.

E veshur me një fustan me temina bardh e zi, Eva vuri në pah format e saj me fustanin me qafë halter, shkruan Daily Mail.

Ajo e kompletoi pamjen me vathë të gjatë me shkëlqim, si edhe me një varëse dhe byzylyk të kombinuar, së bashku me taka të larta me platformë.

“Global Gift Gala” është një event vjetor që mbledh fonde për Global Gift Foundation, një organizatë bamirëse jofitimprurëse që ndihmon fëmijët, gratë dhe familjet në nevojë. Eva është anëtare nderi e organizatës.

Cannes Film Festival vazhdon deri këtë të shtunë dhe Eva është gjithmonë një figurë e rregullt në këtë event plot yje.