Ballina Ekonomia “Do të shembim mbikalimin e Rinasit”, Karakaçi: Zgjidhet trafiku në rrugën Tiranë-Durrës

“Do të shembim mbikalimin e Rinasit”, Karakaçi: Zgjidhet trafiku në rrugën Tiranë-Durrës

106
0

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se për të zgjidhur trafikun në aksin Tiranë-Durrës do të shembet mbikalimi i Rinasit për të krijuar një të ri me 4 korsi.

“Kemi hapur korsitë në drejtim të Rinasit dhe Tiranës, që ishin 6 km e para. Unë e di që hinka krijohet përsëri, por trafiku ka ndryshuar. Kishim problematikë te një mbikalim dhe u rregullua nga ARRSH-ja. Te mbikalimi i Rinasit krijohet hinka, por po vijojnë punimet pas mbikalimit të Rinasit. Pjesë e kontratës është shembja e mbikalimit të Rinasit, krijimi i një mbikalimi të ri me 4 korsi dhe vazhdimi me 2 km të tjerë i korsive shtesë që janë duke u punuar. Kjo do i japë një shfryrje më të madhe trafikut në rrugën Tiranë-Durrës”, tha ministri.

Kur u pyet nëse rruga Tiranë-Durrës do të vijojë të jetë pa pagesë, Karakaçi u përgjigj shkurt: “Për momentin, patjetër do të vazhdojë të jetë pa pagesë”.