Ballina Politika Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat:...

Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Kam ndërtuar skemën e…

58
0

Aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari (e përjashtuar nga gara për kreun e PD-së), ka publikuar sëfundi rreth 20 faqe dokumenta, për padinë e bërë në SPAK kundër Sali Berishës, anëtarëve të familjes së tij dhe disa drejtuesve të lartë të PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari njofton se si bazë për kallëzimin në SPAK ka përdorur ‘skemën se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot.’ Më tej Kokalari flet për pazare mes Sali Berishës dhe eksponentëve të tjerë të PD-së nga njëra anë dhe mazhorancës socialiste nga ana tjetër, që sipas saj kanë rezultuar me përfitimin korruptiv të disa pasurive.

Reagimi i Kokalarit:

Kallëzimi në SPAK, me të gjithë dokumentat shoqërues, është gati 20 faqe.

Si bazë, kam pasur ndërtimin e skemës se si u mor PD-ja peng që nga Kuvendi më 30 Prill 2022 e deri më sot. Gjithashtu, kam lidhur se si këto manipulime të vitit 2022 (Këshilli, Kryesia, FRPD, Primaret e Bashkive) kanë qenë baza e pazarëve që pasuan, dhe jo vetëm. (Kulla Malit)

Për aferet korruptive të së shkuarës, si shembull kam marrë pusët e naftës që Albana Vokshi, ndërkohë që ishte pjesë e bordit të Alb-Petrol, ka aprovuar për Arjan Tartarin (i njohur si babai i fëmijëve të saj), dhe ky konçesion, sipas të dhënave të vendimit të ICC (International Court Arbitration) lidhen direkt me mbrojtjen që asaj dhe Argita Berishës, Sali Berishës, u nevojitet për t’u mbrojtur nga SPAK dhe drejtësia.

Pra, kam ndërtuar pikërisht skemën se si marrja peng e PD-së lidhet direkt me korrupsionin e tyre të shkuar dhe aktual. Bashkangjitur keni disa pjesë të kallëzimit, dhe provat se si u manipuluan zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, që është baza e mbajtjes së kontrollit të PD-së.

Pra, në 20 faqe kam përshkruar se si është ndërtuar sistemi korruptiv i sotëm. Mos dyshoni, e njëjta situatë është edhe në PS, dhe pas klanit të Berishës, do të merremi me ata të anës tjetër. Por sot, për t’u marrë me PS-në, pengesë kryesore është familja Berisha dhe këta që i mban rrotull.