Ballina Kulturë Rambo rikthehet sërish në ekran, por pa Sylvester Stallone-n

Rambo rikthehet sërish në ekran, por pa Sylvester Stallone-n

58
0

Lionsgate ka njoftuar se filmi “John Rambo”, paraprirësi i sagës së famshme aksion, do të shfaqet në kinema më 4 qershor 2027.
Filmi do të sjellë historinë e origjinës së personazhit ikonik John Rambo dhe do të zhvillohet para ngjarjeve të filmit kult First Blood. Regjia i është besuar Jalmari Helander.

Në rolin kryesor do të jetë Noah Centineo, i cili do të interpretojë versionin e ri të Rambos, duke zëvendësuar Sylvester Stallone, aktorin që e bëri personazhin legjendar në ekranin e madh. Franshiza Rambo, e përbërë nga pesë filma, ka gjeneruar mbi 819 milionë dollarë të ardhura në arkat globale.

Në kastin e filmit do të jenë edhe David Harbour, James Franco, Jason Tobin, Quincy Isaiah dhe Jefferson White. Ekipi i produksionit përfshin Kevin King Templeton dhe Les Weldon, ndërsa Sylvester Stallone, Anthony Russo, Joe Russo, Trevor Short, Dallas Sonnier dhe Amanda Presmyk do të shërbejnë si producentë ekzekutivë. Sipas Deadline Hollywood, skenari po shkruhet nga Rory Haines dhe Sohrab Noshirvani.