Ballina Politika Nga Butrinti te Divjaka/ Auron Tare nxjerr emrat e deputetëve të PS...

Nga Butrinti te Divjaka/ Auron Tare nxjerr emrat e deputetëve të PS që votuan për ndërtime në zonat e mbrojtura, Klodiana Spahiu, Arkend Balla, Denis Deliu nga Durrësi

75
0

Ndryshimet në Ligjin e Zonave të Mbrojtura kanë shkaktuar debate të forta publike për ndikimin që mund të kenë në disa prej pasurive më të rëndësishme natyrore dhe kulturore të Shqipërisë.

Në postimin e tij në Facebook, sipas studiuesit Auron Tare, këto amendamente, të mbështetura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, krijuan mundësinë për zhvillime turistike dhe ndërtime brenda ose pranë zonave të mbrojtura si Butrinti, Divjaka-Karavastaja, Syri i Kaltër, Laguna e Nartës, Zverneci dhe zona të tjera me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare.

Deputetët që votuan këto ndryshime janë: Fadil Nasufi (Berat), Florenc Spaho (Elbasan), Arkend Balla (Durrës), Edona Bilali (Shkodër), Bujar Çela (Lushnjë), Anduel Tahiraj (Vlorë), Shpresa Marnoj (Lezhë), Mirela Pitushi (Fier), Denis Deliu (Durrës), Klodiana Spahiu (Durrës), Enslemvera Zake (Korçë) dhe Eduart Ndreca (Lezhë).

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme mbi zhvillimin ekonomik dhe turizmin, transparenca dhe kujtesa publike mbeten thelbësore. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush mori vendime që ndikojnë drejtpërdrejt mbi trashëgiminë natyrore të vendit, shprehet Tare në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Që populli të mos i harrojë këta Deputetë që propozuan në Parlament, Amendamentin e Ligjit të Zonave të Mbrojtura, Amendamente të pregatitura dhe të mbrojtura me forcë nga Mirela Kumbaro.

Amendamente që i hapën rrugë betonizimit të

1. Parku Kombëtar i Butrintit Pasuri Botërore e UNESKO

2. Kanionit të Langaricës Monument Natyre

3.  Syri i Kaltër Monument Natyre

4. Pejsazh i Mbrojtur Bunë- Velipoje. Rrjoll

5. Rrana e Hedhur Monument Natyror

6. Pishë  Poro Nartë Monument Natyror

7.  Zvernec  dy monumente Natyre.

Laguna e Limopua, Kodrat flishore të Zvernecit.

Propozuar nga Investitori Strategjik i Palasës.

9. Orikum në Lagunë. Pjesë e Zonës së Mbrojtur

10. Tale propozim për Rezort

11. Parku Kombëtar i Butrintit “Pikëza e Vogël”

12.Divjakë-Karavasta  projekti King Coast.

12. Parku  Kombëtar i Butrintit Projekti i Aramerasit dhe heqja prej 800 hektarësh nga zona e Mbrojtur

13.  Investitori Strategjik nga Palasa për dy fshatra turistikë në Alinuara dhe në Kalivo brënda zonës së Mbrojtur Pasuri Botërore të Unesco  njëra nën kategorinë Ramsar dhe tjetra Zona e Vilës Romake të Diaporit.

Fadil Nasufi (qarku i Beratit),

Florenc Spaho (Elbasan),

Arkend Balla (Durrës),

Edona Bilali (Shkodër),

Bujar Çela (Lushnje),

Anduel Tahiraj (Vlorë).

Reshti poshtë nga e majta në të djathtë):

Shpresa Marnoj (Lezhë),

Mirela Pitushi (Fier),

Denis Deliu (Durrës),

Klodiana Spahiu (Durrës),

Enslemvera Zake (Korçë),

Eduart Ndreca (Lezhë)