Ballina Kronika Aksion antikanabis në Krujë, blutë “mësynë” në terren që në orët e...

Aksion antikanabis në Krujë, blutë “mësynë” në terren që në orët e para të mëngjesit

59
0

Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje, forca të Komisariatit të Policisë së Krujës, të mbështetura edhe prej forcave të ardhura nga Tirana, kanë filluar një aksion të gjerë antikanbis në të gjithë rrethin e Krujës.

Ky rreth ka qenë prej vitesh tashmë, një nga më problematikët sa i përket kultivimit të kanabisit. Ku që prej fillimit të pranëverës janë zhvilluar pothuajse çdo ditë aksione në zonat më problematike si Malësia  e Krujës, Thumana, Nikla e të tjera.

Ndërkohë deri më tani mësohet se aksioni është ende në zhvillim e sipër.