Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtrojë një kambist nga Durrësi.
Përmes mesazheve, Gjergji i është prezantuar kambistit si kushëriri i një biznesmeni të fuqishëm.
Kambisti kishte shoqëri me kushëririn e biznesmeni. Në këto mesazhe Gjergji i ka kërkuar 60 mijë euro, shumë që e ka orientuar që tja dorëzojë një personi tjetër pranë një qendre tregtare. Pasi personi i futur nga Florian Gjergji ka marrë paratë, është larguar drejt Elbasanit. Aty ky i fundit është takuar me një tjetër person i cili ka mbërritur me taksi nga një fshat. Pasi ka marrë paratë është larguar sërish. Të dy këta persona nga Elbasani janë kapur nga policia ku në dëshminë e tyre kanë thënë që i ka futur Florian Gjergji.
Rasti është denoncuar nga vetë kambisti, i cili pasi dorëzoi 60 mijë eurot, kontaktoi me mikun e tij duke i thënë që e mbarova porosinë dhe aty ka kuptuar që i shoku i tij nuk i kishte kërkuar asgjë.







