Ballina Aktualitet Festa e PS-së në Vlorë, regjistrohet incident! Rojet e sigurisë i grisin...

Festa e PS-së në Vlorë, regjistrohet incident! Rojet e sigurisë i grisin pankartën kundër investimit në Zvërnec, protestuesja shpërthen në lot

69
0

Pasi përfundoi takimin me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama u prit nga simpatizantë të Partisë Socialiste, ku u zhvillua edhe festa e 35-vjetorit të kësaj force politike.

Por gjatë aktivitetit, është regjistruar një incident mes të pranishmëve. Punonjësit e sigurisë kanë grisur pankartën e një qytetareje që mbështeste protestën kundër investimit në Zvërnec.

Bëhet me dije se siguria nuk e ka lejuar qytetaren të vijojë thirrjet e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe disa prej të pranishmëve në festën e PS-së në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Pas këtij incidenti, e reja ka shpërthyer në lot.