Ballina Politika Rama i bën karshillëk protestës së madhe nga Vlora: Nuk negocioj, kush...

Rama i bën karshillëk protestës së madhe nga Vlora: Nuk negocioj, kush kërkon dorëheqjen do të presë gjatë

70
0

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot nga Vlora thirrjeve të protestave të mëdha qytetate  që po zhvillojnë ditën e gjashtë të protestës në Tiranë, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të negociojë me askënd dhe se kërkesat për dorëheqjen e tij nuk do të merren në konsideratë.

Gjatë një takimi me banorët e Zvërnecit, kreu i qeverisë u ndal te situata politike në vend dhe komentoi protestat që po zhvillohen në kryeqytet. Rama theksoi se qeveria do të vijojë punën sipas mandatit të marrë nga qytetarët dhe se nuk do të ketë negociata nën presionin e protestave.

“Nuk kam asnjë arsye të negocioj me askënd. Ata që kërkojnë dorëheqjen time do të duhet të presin një kohë shumë të gjatë”, u shpreh Rama para të pranishmëve.

Deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur protestuesit kanë hyrë në ditën e gjashtë të tubimeve të tyre në Tiranë, duke ngritur një sërë kërkesash drejtuar qeverisë. Ndërkohë kryeministri vazhdon të akuzojë se këto protesta qytetare masive, organizohen nga armiqtë e Shqipërisë.