Ballina Aktualitet Thellohet skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për...

Thellohet skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’

67
0

Burime të sigurta pranë familjarëve të Violand Braçellari po ashtu bëjnë me dije se autori i vrasjes së policit në Maliq, ka përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive.

Është e pakonfirmuar në qoftë se Braçellari ka përfituar këto fonde me emrin e nënës së tij, por ajo çka sigurojnë burimet për gazetaren e Syri, Sidorela Xhomaqi, është se Violand Braçellari pavarësisht se ishte në kërkim prej vitesh ka përfituar subvencione në bujqësi e blegtori.

Është e paqartë sesi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i trajnuar ushtarakisht ka përfituar fonde publike kur njëkohësisht për të më parë ishin mobilizuar edhe forcat RENEA për ta kapur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes, 4 qershor, në Lozhan të Maliqit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë efektivi i Shqiponjave, Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri.