Ballina Politika Balluku bënte propagandë! Denoncon PD/ Vangjeli: Banorët e Mamurrasit denoncojnë se ende...

Balluku bënte propagandë! Denoncon PD/ Vangjeli: Banorët e Mamurrasit denoncojnë se ende po jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’

78
0

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën në Mamurras, duke deklaruar se banorët e zonës vijojnë të përballen me mungesë uji të pijshëm, pavarësisht investimeve të shpallura për këtë projekt.

Sipas saj, qeveria ka promovuar prej kohësh përparimin e punimeve në ujësjellësin e Mamurrasit, duke pretenduar se projekti është në fazë të avancuar, ndërsa realiteti në terren mbetet ndryshe.

Ajo kujtoi deklarimet zyrtare të bëra rreth një vit më parë gjatë inspektimeve në terren, ku u njoftua se rreth 45% e punimeve ishin realizuar në një rrjet prej 43 kilometrash dhe se projekti pritej të përfundonte brenda vitit 2025.

Vangjeli theksoi se gjatë inspektimeve nuk ishte konstatuar prania e tabelave informuese mbi kontraktorin, vlerën apo afatet e projektit, ndërsa sipas të dhënave të publikuara në “spending data”, kompania “Shansi Invest SHPK” rezulton e kontraktuar dhe ka përfituar deri tani rreth 1.9 milion euro.

Sipas saj, raporti i performancës së shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve për vitin 2024, i publikuar nga ERRU në korrik 2025, parashikon që kostoja totale e projektit të arrijë në 6.1 milion euro, ndërsa në planifikimet për fazën e dytë të investimeve publike për vitet 2026–2028, vlera totale e projektit shkon deri në 11.1 milion euro.

Ajo e cilësoi të papranueshme që, sipas saj, në vitin 2026 banorët e Mamurrasit të vijojnë të përballen me mungesë uji, ndërkohë që janë disbursuar fonde publike për projektin.

Partia Demokratike kërkon që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të nisë hetime për projektin, duke verifikuar realizimin real të punimeve në raport me fondet e përdorura dhe përgjegjësinë e institucioneve dhe kompanive të përfshira. Në deklaratë theksohet gjithashtu se qytetarët janë lodhur nga, siç i cilëson ajo, “propaganda dhe inaugurimet e pakryera”, ndërsa nënvizohet se uji është një e drejtë themelore dhe jo luks për qytetarët.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Banorët e Mamurrasit denoncojnë se ende po jetojnë pa ujë, ndërkohë që qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’ në çdo ekran televiziv. Sipas deklarimeve zyrtare të më shumë se një viti më parë, në një vizitë inspektimi në terren, ish zv/kryeministren dhe kreu i AKUK, njoftuan se ishin realizuar 45% e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të Mamurrasit , nga 43 km e rrjetit, dhe se ky projekt do të përfundonte brenda 2025.

Gjatë inspektimit në terren nuk dukej asnjë tabelë informuse për kontraktorin, vlerën dhe afatin e projektit apo mbikqyrësin, por sipas spending data rezulton se kompania shansi invest shpk është kontraktuar për ndërtimin e këtij ujësjellësi dhe deri tani ka përfituar 1.9 milion euro për ndërtimin e tij. Sipas raportit të performancës për shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve të vitit 2024, (publikuar në korrik 2025 nga ERRU) , ndërtimi i ujësjellësit të Mamurrasit do të kushtonte total 6.1 milion euro. Ndërsa faza e dytë e zbatimit të këtij projekti sipas parashikimit të investimeve publike me financim të brendshëm për vitet 2026-2028 vlera totale e këtij projëkti shkon 11.1 milion euro.

Ndërkohë që miliona nga taksat e qytetarëve janë hedhur në projekte që zvarriten pafund ose mbeten vetëm në letër, është e papranueshme që në vitin 2026, banorët e Mamurrasit të vazhdojnë të përballen me mungesë uji. Partia Demokratike qëndron në krahë të qytetarëve të Mamurrsit dhe kërkon nga Spak të hetojë dhe penalizojë përgjegjësit që kanë abuzuar me këtë investim jetik duke marrë parasysh:

Sa është realizimi real i punimeve sipas fondeve të disbursuara?

Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria nuk ka nevojë për propaganda por ka nevojë për ujë.

Qytetarët janë lodhur nga inaugurimet false, nga kronikat televizive të montuara dhe nga tenderat që hapen me bujë, por mbyllen me dështim. Uji nuk është luks, është një e drejtë themelore.