Ballina Sport PSG i mbyll derën Real Madridit, Vitinha dhe Joao Neves shpallen “të...

PSG i mbyll derën Real Madridit, Vitinha dhe Joao Neves shpallen “të paprekshëm”

76
0

Paris Saint-Germain ka bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me spekulimet që lidhin dy mesfushorët portugezë, Vitinha dhe Joao Neves, me një transferim të mundshëm te Real Madridi.

Sipas mediave ndërkombëtare, kampioni francez nuk ka ndërmend të shqyrtojë asnjë ofertë për dy lojtarët, të cilët konsiderohen pjesë kyçe e projektit afatgjatë të klubit në “Parc des Princes”.

Burime pranë PSG-së theksojnë se si Vitinha ashtu edhe Joao Neves janë “të paprekshëm”, duke mbyllur çdo mundësi largimi pavarësisht interesimit të klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin.

Në ditët e fundit, dy mesfushorët portugezë janë përmendur si objektiva të mundshëm të klubit spanjoll, në kuadër të rindërtimit të mesfushës, por drejtuesit parizienë nuk janë të gatshëm të hyjnë në negociata.

Vitinha ka qenë një nga shtyllat kryesore të PSG-së në sezonet e fundit, ndërsa Joao Neves konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit evropian, duke u shndërruar shpejt në lojtar kyç të skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.

Me këtë qëndrim, PSG dërgon një mesazh të qartë në merkato: Dy mesfushorët portugezë nuk janë në shitje dhe mbeten pjesë e projektit të klubit për vitet e ardhshme.