Ballina Aktualitet Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet...

Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë

52
0

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.