Edi Rama është shtruar në rolin e kllounit prej disa ditësh, duke sulmuar gratë dhe vajzat blogere.
Protesta e fundit qytetare, ku kërkohet dorëheqja e tij për aferat korruptive, arrogancën dhe varfërinë, i ka çuar shqiptarët në një pikë që nuk mban më dhe ata janë derdhur rrugëve të Tiranës e nëpër qytetet kryesore të Europës.
I kapur gafil, Rama po mundohet të dalë nga situata duke bërë si klloun dhe duke fyer gratë e vajzat.
Ashtu si në Elbasan dhe Shkodër, Rama sot, përsëri në Fier, përveçse i ka fyer, ka kërcënuar influenceret dhe blogeret, duke aluduar se bëjnë punë të padeklaruar.
“E pinë atë pijen që kanë marrë për t’i bërë reklamë dhe pastaj e hedhin, uh, uh… si mos kemi probleme ne, uh, uh… ë me se Shqipëri hesapi, Shqipëri hesapi, duam flamingot… do flamingot? Po je e sigurt që të duan flamingot ty?”, është shprehur Rama, teksa kërcen si klloun para patronazhistëve të Fierit, që gajaseshin me të.







