Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon.
Deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar janë numëruar rreth 80 për qind e votave.
Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti: 189.198 vota
Glauk Konjufca: 148.705 vota
Albulena Haxhiu: 86.389 vota
Hekuran Murati: 75.232 vota
Donika Gërvalla-Schëarz: 70.258 vota
Partia Demokratike e Kosovës:
Bedri Hamza: 95.560 vota
Përparim Gruda: 59.001 vota
Arian Tahiri: 50.974 vota
Uran Ismaili: 46.003 vota
Sala Jashari: 32.072 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës:
Vjosa Osmani Sadriu: 62.856 vota
Lumir Abdixhiku: 57.091 vota
Doarsa Kica Xhelili: 44.335 vota
Hykmete Bajrami: 35.119 vota
Avdullah Hoti: 32.123 vota
Aleanca:
Ardian Gjini: 33.341 vota
Ramush Haradinaj: 30.053 vota
Daut Haradinaj: 22.745 vota
Besnik Tahiri: 19.604 vota
Bekë Berisha: 16.153 vota
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.
E dyta Partia Demokratike e Kosovës me 21.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind, Aleanca me 7.16 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.
Sipas të dhënave paraprake, VV-ja do t’i ketë 48 vende në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8.
KQZ-ja duhet të numërojë edhe votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta si dhe ato me postë dhe të diasporës që ka votuar në përfaqësi diplomatike të Kosovës.
Ky institucion planifikon që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 26 qershor dhe t’i certifikojë më 6 korrik, por këto afate janë vetëm planifikime, pasi do të varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët lidhur me procesin.







