Ballina Kosovë FSK, Policia dhe KFOR-i largojnë 91 predha të Luftës së Dytë Botërore...

FSK, Policia dhe KFOR-i largojnë 91 predha të Luftës së Dytë Botërore në Vushtrri

56
0

Një operacion i përbashkët ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe ekipeve të KFOR-it ka rezultuar me largimin dhe asgjësimin e 91 predhave të pashpërthyera në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.

Operacioni u realizua nga ekipi EOD BRAVO 3 i FSK-së, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe specialistët amerikanë e finlandezë të EOD-së së KFOR-it.

Predhat e gjetura, të kalibrit 88 milimetra dhe të tipit Flak 37/41, ishin prodhim gjerman dhe dyshohet se kishin mbetur në zonë që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht nga viti 1944.

Pas identifikimit dhe sigurimit të lokacionit pranë Stacionit të Trenit në Shtitaricë, mjetet e pashpërthyera janë transportuar dhe më pas janë shkatërruar në mënyrë të kontrolluar nga ekipet përgjegjëse.

Po ashtu, është vlerësuar lart bashkëpunimi ndërinstitucional mes FSK-së, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke theksuar se veprime të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve në Kosovë.