Bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë bregdetit, lumenjve apo liqeneve duhet të instalojnë impiantin e trajtimit të ujërave të ndotur.
Task Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime ka nisur kontrollet në qarkun e Shkodrës.
Synimi i inspektimeve është formalizimi i bizneseve.
Në rastet kur inspektorët do të konstatojnë abuzime të përsëritura me ujin subjektin do ta dërgojnë për ndjekje penale
Kontrollet e Task Forcës do të vijojnë jo vetëm gjatë sezonit turistik por në të gjithë vitin me qëllim shmangien e abuzimeve nga bizneset në këtë qark







