Ballina Opinion Një njeri i vetëm mban peng një popull dhe një rini të...

Një njeri i vetëm mban peng një popull dhe një rini të tërë

71
0

Nga Ilir Ikonomi

Po e ndjek protestën nga Uashingtoni dhe më duket sikur jam aty.

Jam i mahnitur nga kreativiteti i këtyre të rinjve. Ndërsa në raste të tilla sheshet e Europës shndërrohen në arena përleshjesh, tymi e zjarri, kjo e jona është një lumë i pafund memesh, videosh dhe artikulimesh inteligjente.

Pa dhunë. Vetëm me dashuri për vendin, për tokën dhe për natyrën tonë të mrekullueshme që disa po e shkatërrojnë pa mëshirë. Për një jetë me dinjitet.

Duhet të jetë hera e parë në botë që ndodh një protestë si kjo. Prandaj mediat botërore nuk i japin dot shpjegim.

Sot dëgjova dy të rinj që thanë se do të kthehen të jetojnë në Shqipëri nëse kasta e korruptuar ikën. A ka gjë më të bukur se sa të kthehet një popullatë e re që sot konsiderohet e humbur, e ikur?

Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon. Siç ndodh rëndom në histori kur një njeri I VETËM mban peng një popull dhe një rini të tërë.