Ballina Aktualitet ‘Rama ik, ju erdhi fundi’- Emigrantët shqiptarë mbushin rrugët në Berlinit, Vjenës...

‘Rama ik, ju erdhi fundi’- Emigrantët shqiptarë mbushin rrugët në Berlinit, Vjenës dhe Hagës, kërkojnë largimin e kryeministrit

76
0

Në vazhdën e protestave masive brenda dhe jashtë vendit për largimin e kryeministrit Rama, emigrantët shqiptarë u mblodhën sot në Berlin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë tubimit, protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane si “Rama ik, ju erdhi fundi”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes dhe situatës politike në Shqipëri.

Pjesëmarrësit kërkuan ndryshim politik dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Edhe në Vjenë janë më qindra shqiptarët që janë bashkuar në një protestë kundër qeverisë së Rilindjes.

Ashtu si në të gjitha qytetet e mëdha të botës edhe në kryeqytetin austriak shqiptarët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës.

Ndërkohë protestat janë shtrirë edhe në Hagë. Ditën e sotme shqiptarët po mbajnë sërish protestë në Hagë.

Ata shprehen të pakënaqur me qeverisjen, ndërsa akuzojnë klasën politike për largimin e shqiptarëve dhe mungesës alternativës në vend.

“Kështu do të arrijmë të rrëzojmë qeverinë e korruptuar. Na kanë përzënë nga shtëpitë tona për 35 vite. Shqipërinë e përfaqëson, arti, folklori, kultura, tradita”, u shpreh një protestues.

Sot në Tiranë protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama futën në ditën e 15 të tyre.