Ballina Kulturë Promovohet pas vdekjes libri me poezi ‘Guri i shkulur’ i të ndjerit...

Promovohet pas vdekjes libri me poezi ‘Guri i shkulur’ i të ndjerit kolonel Beshir Cala/FOTO

78
0

Në ambientet e sallës së Akademisë së Shkencave u promovua libri me poezi “Guri i shkulur”  me autor kolonel Beshir Cala pas vdekjes. Ne gjithë lëndën e larmishme të këtij libri dallohet qartazi pasuria stilistike e vargut, ritmi dhe elementet e tjerë që i bëjnë vjershat mjaft tërheqëse për lexuesin dhe kjo për faktin se “Guri i shkulur”, sjell prurje krejtësisht të veçantë dhe mjaft cilësore në botimet me poezi.

Në këtë takim morën pjesë miq dhe dashamirës të cilët kanë punuar në të në vite.

Kur mblidhesh të promovosh një libër sidomos me poezi, e cila është shprehja më elegante e shpirtit, është ndjesi e bukur. Në të gjithë lëndën e këtij libri dallohet qartazi pasuria stilistike e vargut, ritmi që i bëjnë vjershat mjaft tërheqëse për lexuesin, kjo edhe për faktin se libri, “Guri shkulur”, sjellë prurje mjaft të veçanta dhe mjaft cilësore.

Poezia e Beshir Calës është poezia e një shpirti të trazuar, herë herë e tronditur që shpreh shqetësimet e njeriut shqiptar dhe atdhetar. Në poezinë e autorit realiteti nuk zbukurohet, ai pasqyrohet siç është i ashpër, i thyer, i thimbshëm, por gjithmonë i vërtetë. Të pranishmit në takim kanë vlerësuar librin e Beshir Calës, i cili edhe pse nuk jeton, mbetët një njeri me shumë vlera dhe kontribute, në fushën e kulturës, veprimtarinë e tij, të cilën e ka lidhur ngushtë me karrierën ushtarake, sepse ka qenë edhe nja nga drejtuesit e rëndësishëm të institucioneve ushtarake të kulturës. “Beshiri ka ardhur me librin e tij te të pranishmit si një njeri me vlera , i zoti, drejtues i ndershëm, por edhe një idealist, vlera këto që pasqyrohen më së mirë edhe në librin e tij, botuar pas ndarjes nga jeta.” – deklaruan pjesëmarrësit.

Mjeshtri i Madh Bujar Kapexhiu, e ka quajtur aktivitetin e promovimit të librit të Beshir Calës, të veçantë sepse ishte jo vetëm e promovimit të librit me poezi po edhe kujtim. “Aktivitet i veçantë jo vetëm me promovimin e librit të Beshir Calës, po kujtuam edhe shokun tonë, mikun, i cili gjithë jetën e tij ja kushtojë artit dhe kulturës. Me promovimin sot të librit të tij, ai tregoi edhe një herë se jo vetëm përkushtimi dhe kontributi që ishin vlera të tij, por se ai kishte edhe një ndjesi dhe mencuri që e ka shprehur në vargjet e këtij libri.”, -ka thënë z. Kapexhiu.

Jo vetëm si poet edhe i diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Institutin e Artëve si aktor, Beshir Cala vlersohet prej bashkohësve të tij edhe si njëj prej drejtuesve më të talentuar të institucioneve kulturore dhe artistike të ushtrisë të cilat brenda një harku kohor të tri dekadave do ti shëndërronte në institucione konkurruese në mbarë vendin.