Ballina Kulturë Preshevë/ Konferencë shkencore organizuar nga Shoqata për Trashgimi dhe Krijimtari kulturore

Preshevë/ Konferencë shkencore organizuar nga Shoqata për Trashgimi dhe Krijimtari kulturore

37
0

Nga Refik Hasani 

Kënaqësi, nder e privilegj të jesh në mesin e studiuesve, profesorëve, akademikëve, nga gjithë hapsirat tona Shqiptare.

Përveqë njohjes është edhe një përvojë e vlefshme akademike.

Përtej prezantimeve, trashëgimia historike, kulturore dhe shpirtërore e Krahinës sonë, përmes hulumtimit dhe dokumentimit, do të arrijë të prezantoj autoktonin me dinjitet në hapësirën më të gjerë shkencore dhe akademike.

Dija e dokumenton të kaluarën, kultura e ruan identitetin, ndërsa trashëgimia ua përcjell brezave kujtesën dhe rrënjët tona.

Punimet e kësaj konference do të vazhdojnë edhe nesër, kur do të paraqes kumtesën shkencore që kam përgatitur.

Përgëzime dhe ju lumtë Shoqatēs për organizimin e Konferencës Shkencore.
Duke i dëshiruar suksese konferencës, faleminderit për ftesën, dhe mikëpritjen vëllazërore.