Finlanda ka votuar pro heqjes së ndalimit të armëve bërthamore duke shënuar ndryshim të fortë në qëndrimin e Helsinkit sa i përket sigurisë për shkak të forcimit të lidhjes me NATO-n.
Me 125 vota pro dhe 61 kundër, parlamenti finlandez i hapi rrugën marrjes, transportimit dhe lëvizjes së armëve bërthamore në territorin e vet si pjesë e operacioneve të aleancës, duke hequr kufizimin që ishte në fuqi prej dekladash pasi sipas funksionarëve, nuk i përshtatej më rolit të vendit brenda NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Antti Häkkänen, e quajti këtë lëvizje si “thelbësore” për sigurinë e Finlandës, por theksoi se vendi s’planifikon të vendosë bazë armësh bërthamore në mënyrë të përhershme.
“Kjo reformë historike forcon sigurinë e Finlandës dhe NATO-s si një e tërë”, tha Häkkänen. Sipas tij, ishin dashur vite diskutimesh me aleatët lidhur me çështjen sesi Finlanda mund të forconte sigurinë e saj brenda aleancës.
Votimi i jep fund një transformimi të gjatë në politikat e mbrojtjes që janë nxitur nga sulmet ruse në Ukrainë. Finlanda iu bashkua NATO-s një vit më vonë, në 2023 dhe ndahet me Rusinë nga një kufi prej 1,300 kilometrash.
Në maj, autoritetet vendase aktivizuan avionë luftarakë për shkak të hyrjes së dronëve të dyshimtë në hapësirën ajrore pranë Helsinkit. Presidenti Alexander Stubb tha se Finlanda “nuk përballej me kërcënim të drejtë ushtarak”, kurse zyrtarët thanë se kishin marrë paralajmërime nga inteligjenca përpara ngjarjes.
Vendimi i fundit vjen ndërsa Helsinki po vlerëson edhe pjesëmarrjen e ngushtë në planet e presidentit francez Emmanuel Macron për një ndalim më të gjerë europian lidhur me armët bërthamore.
Kryeministri Petteri Orpo ka shfaqur interes, por Finlandës i duhet ende të vendosë.







