Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të prishë vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetaj dhe ta kthejë çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm.
Vendimi është dhënë sot nga gjyqtari Gent Shala, i cili ka rrëzuar vendimin e mëparshëm të gjyqtarit Dhimitër Lara, lidhur me sekuestron e tre pasurive të Ahmetajt.
Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet sërish në Apelin e Posaçëm me një trupë tjetër gjyqësore, duke rikthyer procesin në fazë rigjykimi.







