Ballina Aktualitet Moti bën ‘kthesën’ e papritur në Elbasan/ Shiu i rrëmbyer ka përfshirë...

Moti bën ‘kthesën’ e papritur në Elbasan/ Shiu i rrëmbyer ka përfshirë qytetin, vështirësohet qarkullimi

76
0

Rrebeshe shiu ka pasur pasditen e sotme në Elbasan. Shiu i rrëmbyer ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, i shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ka pasur vështirësi në qarkullim përgjatë aksit Elbasan-Peqin për shkak të reshjeve të dendura. Policia rekomandon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.

Prej tre ditësh tashmë, zona e Elbasanit përfshihet nga rrebeshe shiu çdo pasdite.