Ballina Politika Cilësuan mercenar Tahir Sinanin, Ish deputeti i PS-së kundër Ramës e Ballës:...

Cilësuan mercenar Tahir Sinanin, Ish deputeti i PS-së kundër Ramës e Ballës: Perversitet, jam pa fjalë

88
0

Ish deputeti socialist ka dalë kundër propagandës së qeverisë Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së i cili në fushatën e linçimit publik që po i bëhet aktivistit Dritan Goxhaj, publikoi një dokument duke e quajtur mercenar heroin Kombëtar Tahir Sinani.

Krah Fatmir Limajt ai bën thirrje që të mos preken vlerat dhe figurat që përbëjnë themelet e lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar.

“Të dashur miq!

Lutem, a mund të më shpjegojë dikush se çfarë lidhjeje mund të kenë situatat apo protestat në Shqipëri sot, pas gati 30 vjetësh, me angazhimin ose jo të dikujt në formacionet aktive të UÇK-së?

Po mirë, o të dashur, a ka vërtet ndonjë njeri në Shqipëri që t’i besojë dhe t’i referohet perversitetit të ndonjë “plaku” apo Tahos tonë?

Postimi dhe paragjykimi i një liste me emra luftëtarësh, në krye të së cilës qëndron Tahir Sinani, njëri prej ikonave të UÇK-së, hero i tri luftërave për çlirimin e trojeve shqiptare, shtatoret e të cilit ndriçojnë vendin në mes të Prizrenit dhe në mes të kryeqendrës së Malësisë së Gjakovës, qytetit të Bajram Currit, më kanë lënë pa fjalë!

Unë personalisht, për këtë çështje, i bashkohem postimit të bërë dje nga Gjeneral Fatmir Limaj! Liria ka emër”, shkruan ai.