Ballina Aktualitet 100 efektivë policia kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit...

100 efektivë policia kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revoltës qytetare, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama.

68
0

Pasi u larguan me forcë protestuesit, është bërë edhe sekuestrimi i stolave metalikë që përdoreshin nga ana e protestuesve në mbrëmje, si barrierë sigurie në zonën e podiumit të improvizuar, ku qytetarët shprehnin pakënaqësitë e tyre.

Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ku kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi.