Ballina Kronika SPAK: Shkozeti, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi që vepronte mes Puglia-s,...

SPAK: Shkozeti, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës

124
0

Adi Çobo, i cili akuzohet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali pjesë e klanit  Troplini-Doci, u arrestua më 2 korrik në lagjen e tij në Shkozet, e njohur dhe si bastioni i këtij grupi kriminal.

SPAK informon se gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

“Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë’ informon SPAK.

Adi Çobo ishte ishte në arrati që nga 21 maji 2025, dita kur në Itali, Shqipëri dhe Belgjikë u zhvillua një operacion i gjerë që çoi në ekzekutimin e 52 masave të sigurisë.

Mediat italiane raportojnë se Çobo, i njohur edhe si ‘Bisha’, u gjurmua nga antidroga e Barit deri në Durrës

“Shtetasi i arrestuar në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizuar në lagjen e tij.  SPAK thekson se procedurat ndodhen ende në fazën e hetimit paraprak” informon në njoftim SPAK.

SPAK dhe DIA e Barit arrestojnë në Durrës të shumëkërkuarin e Operacionit “Ura”

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin shqiptar A.Ç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi A.Ç ishte në kërkim të kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare, atyre italiane dhe belge më 21 maj 2025.

Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.

Më 21 maj 2025, SPAK dhe Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Policisë së Shtetit ekzekutuan 52 urdhërarreste, (dy të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë) ndaj personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe krime të tjera të lidhura me to.

Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme  në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

Pas konfirmimit se disa shtetas shqiptarë kishin arritur t’i shpëtonin operacionit “URA”, SPAK dhe autoritetet italiane i shtrinë hetimet në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Shtetasi i arrestuar në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizuar në lagjen e tij.

SPAK thekson se procedurat ndodhen ende në fazën e hetimit paraprak