Ballina Kronika E rëndë në Hotolisht/ Guri shkëputet nga mali dhe bie mbi një...

E rëndë në Hotolisht/ Guri shkëputet nga mali dhe bie mbi një automjet, humb jetën shoferi

55
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se një gur i shkëputur nga mali ka rënë një automjet tip “Benz” me drejtues një 42-vjeçar, A. H., 42 vjeç. Si pasojë ky i fundit ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Librazhd / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.