Ballina Lifestyle Gigi Hadid mahnit me fustan rozë në dasmën e Taylor Swift dhe...

Gigi Hadid mahnit me fustan rozë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce në New York

50
0

Supermodelja Gigi Hadid tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila u zhvillua në New York City.

Hadid u shfaq e veshur me një fustan rozë me shkëlqim, të dizajnuar nga marka Wiederhoeft, ndërsa stilimi u realizua nga Elizabeth Sulcer.

Për pamjen e saj, modelja zgjodhi një grim të lehtë dhe romantik, të kombinuar me një model flokësh voluminoz të stilit “soft serve”, duke kompletuar një look elegant dhe shumë feminin.

Fotot e Gigi Hadid nga ceremonia kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ku fansat kanë vlerësuar zgjedhjen e saj të sofistikuar për një nga dasmat më të komentuara të vitit.