Ana Levandovski ka thyer heshtjen lidhur me transferimin e bashkëshortit të saj, Robert Levandovski, te Çikago “Fire” në MLS, duke pranuar se po përjeton shumë stres për shkak të ndryshimit të madh që e pret familjen.
Pra, kalimi i Levandovskit në kampionatin amerikan MLS ka sjellë jo vetëm entuziazëm sportiv, por edhe shqetësim në familjen e tij.
Përmes një postimi në “Instagram”, Ana rrëfeu se ndihet “vërtet, vërtet e frikësuar” nga ideja e largimit nga Spanja dhe nisjes së një jete të re në SHBA.
Sipërmarrësja polake shpjegoi se sfida më e madhe është përshtatja e dy vajzave të tyre, të cilat do të duhet të lënë shkollën, miqtë dhe jetën që kanë ndërtuar në Spanjë.
Sipas saj, një ndryshim kaq i madh sjell një ngarkesë të konsiderueshme emocionale për çdo prind.
Megjithatë, Ana theksoi se do të vazhdojë ta mbështesë plotësisht karrierën e bashkëshortit, edhe pse jeta pranë një futbollisti të nivelit më të lartë nuk është aq luksoze sa duket nga jashtë.
“Jeta në krah të një sportisti nuk është vetëm ‘glamour’, ajo shoqërohet edhe me përgjegjësi të mëdha familjare dhe sakrifica”, u shpreh ajo.







