Mbi 5,000 vdekje janë regjistruar në Gjermani këtë vit, që janë shkaktuar nga vala e të nxehtit. Kështu deklaroi Instituti Robert Koch, duke vënë në dukje se vendi është në një “fazë tranzicioni” me valë të nxehti gjithnjë e më të shpeshta.
Sipas RKI-së, 5,120 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i vitit në incidente që i atribuohen temperaturave veçanërisht të larta. Vetëm në javën nga 22 deri më 28 qershor, u regjistruan 4,310 vdekje të lidhura me nxehtësinë, ndërsa javën e kaluar u raportuan 800 vdekje në të njëjtin kontekst.
“Gjermania është aktualisht në një fazë tranzicioni. Fakti që valët e të nxehtit ndodhin shpesh nuk është asgjë e re. As ndërtesat dhe as zakonet tona nuk janë përshtatur ende siç duhet dhe po i shohim efektet në shifrat e vdekjeve”, tha studiuesi i RKI-së, Matthias an der Heiden, duke vënë në dukje se ndërsa ka raste të goditjes nga nxehtësia që çojnë në vdekje, në shumicën e rasteve shkaku është një kombinim i sëmundjeve para-ekzistuese dhe ekspozimit ndaj nxehtësisë së tepërt.
Njerëzit mbi 85 vjeç janë veçanërisht të prekshëm, tha an der Heiden.







