Aktori Elliot Page ka treguar se u ndje i frikësuar nga përgjegjësia e rolit të tij në filmin e ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”.
Në një intervistë për emisionin “The Daily Show”, ai tha se roli i Sinonit, edhe pse nuk është një nga personazhet kryesore të veprës origjinale të Homerit, kishte një rëndësi të madhe morale në histori.
Page, i cili ka bashkëpunuar më parë me Nolan në filmin “Inception”, tregoi se para xhirimeve kishte diskutuar gjatë me regjisorin për mënyrën se si duhej të interpretohej personazhi.
Ai e përshkroi Sinonin si një figurë që përfaqëson ndërgjegjen dhe që përballet me pasojat e luftës, dhunës dhe brutalitetit.
Aktori pranoi se puna me një regjisor si Nolan, i njohur për vizionin e tij të qartë dhe mënyrën precize të punës, i kishte krijuar një lloj presioni.
Megjithatë, tha se ishte një emocion pozitiv dhe një lloj frike që e ndihmoi të jepte maksimumin.
Page foli gjithashtu për vështirësitë gjatë xhirimeve të filmit, të cilat u zhvilluan në gjashtë shtete të ndryshme me një ekip të madh dhe shumë efekte praktike.
Sipas tij, sfidat më të mëdha ishin kushtet e motit dhe temperaturat ekstreme.







