Ballina Lifestyle Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores 18-vjeçare

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores 18-vjeçare

54
0

Zyra Amerikane e Mjekut Kryesor Ligjor të Shtetit të Merilendit ka konfirmuar shkakun e vdekjes së aktores 18-vjeçare Kaylee Hottle, e njohur për rolin e saj si Jia në filmat “Godzilla vs. Kong” dhe “Godzilla x Kong: The New Empire”.

Aktorja vdiq nga lëndime të shumta të rënda të pësuara në një aksident me makinë që ndodhi më 21 korrik në Qarkun Frederick dhe vdekja e saj u klasifikua zyrtarisht si aksident.

Sipas gjetjeve të mjekut ligjor, Kaylee vdiq nga lëndimet e shumta të shkaktuara nga forca e impaktit gjatë aksidentit. Një autopsi u krye një ditë pas tragjedisë, pas së cilës u konfirmua se nuk kishte elementë që do të tregonin për ndonjë rrethanë tjetër përveç një aksidenti rrugor.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 21 korrikut në Jamesville, Maryland. Sipas informacionit nga Zyra e Sherifit të Qarkut Frederick, Kaylee ishte një nga dy pasagjerët në një Honda Accord të vitit 1995 të drejtuar nga një burrë 19-vjeçar.

Hetimi paraprak tregoi se automjeti doli nga rruga me dy kahje me shpejtësi të lartë dhe goditi një kanal betoni.

Hetuesit besojnë se shpejtësia e papërshtatshme ishte një nga faktorët kryesorë që çoi në aksident. Kaylee u transportua në një qendër traumash aty pranë, ku vdiq pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.