Ballina Sport Pritjes së madhe i vjen fundi, LeBron James prezantohet te skuadra e...

Pritjes së madhe i vjen fundi, LeBron James prezantohet te skuadra e re në NBA

41
0

Philadelphia 76ers ka bërë zyrtare një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së NBA-së, duke njoftuar afrimin e LeBron James, një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

Lajmi kishte nisur të qarkullonte disa ditë më parë dhe shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale, duke entuziazmuar tifozët e Filadelfias. Sipas raportimeve, James pritet ta mbyllë karrierën e tij me fanellën e 76ers, duke synuar një tjetër titull kampionati në një skuadër të ndërtuar rreth emrave si Joel Embiid, Tyrese Maxey, Jaylen Brown dhe VJ Edgecombe.

Presidenti i Operacioneve të Basketbollit të Philadelphia 76ers, Mike Gansey, konfirmoi marrëveshjen me katër herë kampionin e NBA-së dhe katër herë MVP-në e sezonit të rregullt. Klubi bëri të ditur se detajet financiare të kontratës nuk do të publikohen, në përputhje me politikën e organizatës.

Pronari menaxhues i 76ers, Josh Harris, e cilësoi afrimin e James si një moment historik për klubin.

“Jam i emocionuar që mirëpres LeBron James te Philadelphia 76ers. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e NBA-së dhe një prej sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, deklaroi Harris.

Ai kujtoi arritjet e jashtëzakonshme të yllit amerikan: katër tituj NBA, katër çmime MVP, katër trofe MVP të Finaleve, tre medalje të arta olimpike, rekordin si shënuesi më i mirë në historinë e NBA-së, si dhe 22 përzgjedhje në “All-Star” dhe 21 në “All-NBA”.

Harris shtoi se mezi pret të shohë James në parket së bashku me yjet e tjerë të skuadrës: Joel Embiid, Tyrese Maxey, Jaylen Brown dhe VJ Edgecombe.