Sot shënohen 60 ditë, ose plot 2 muaj, që nga nisja e protestës qytetare kundër qeverisë, ndërsa mobilizimi po vijon edhe këtë të mërkurë në Tiranë.
Qindra qytetarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, protestuesit brohorasin thirrje kundër qeverisë, ndërsa para Kryeministrisë pritet të nisë tubimi me fjalime dhe denoncime për situatën politike në vend.
Me pankarta dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit kanë deklaruar se, edhe pas 60 ditësh ose dy muajsh protestë të pandërprerë, do ta vazhdojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Rama.







