Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme kur një punonjës i Policisë Bashkiake ka goditur me grusht shefin e sektorit.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një lëvizje paralele qe i arrestuari nuk ka qenë dakord me tranferimin.
Njoftim i Policisë:
“U arrestua një 31-vjeçar, punonjës i Policisë Bashkiake, pasi dyshohet se, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht eprorin e tij (shef sektori në Policinë Bashkiake Tiranë)”, njofton policia.







