Ballina Lifestyle Para se të bëhej trend TikTok-u, njihuni me mëngjesin e preferuar të...

Para se të bëhej trend TikTok-u, njihuni me mëngjesin e preferuar të Princeshë Dianës

76
0

Ish-kuzhinieri i pallatit mbretëror britanik, Darren McGrady, i cili punoi për princeshë Dianën nga viti 1993 deri në vdekjen e saj në 1997, shpesh ndan momente nga kuzhina e pallatit. Në një video në kanalin e tij në YouTube, ai zbuloi mënyrën se si përgatitej mëngjesi i preferuar i Dianës.

Tërshëra e lënë gjatë natës (overnight oats) u bë një trend rreth një dekadë më parë dhe sot mund të gjendet edhe e gatshme në dyqane për ata që nuk kanë kohë ta përgatisin vetë. Por rezulton se Diana e shijonte këtë mëngjes shumë vite përpara se recetat e “overnight oats” të bëheshin të famshme në rrjetet sociale.

Ajo e mori recetën me vete, u kthye dhe më tha: ‘Darren, dua ta kem këtë për mëngjes çdo ditë’”, shtoi ish-kuzhinieri.

McGrady, duke theksuar se tërshëra është e pasur me fibra, tregoi se si përgatitej mëngjesi i preferuar i Dianës. Ndryshe nga mënyra tradicionale, ku tërshëra lihet gjatë natës në qumësht ose pije bimore, ish-kuzhinieri zbuloi se Diana përdorte lëng portokalli.

Në mëngjes, ajo shtonte kos të kulluar, një burim i mirë proteinash, së bashku me pak mjaltë dhe lëng limoni. Edhe pse mund të shtohen përbërës sipas shijes, Diana preferonte ta përziente me mollë Honeycrisp, arra dhe boronica.

McGrady pranoi se, kur përgatiste këtë mëngjes për Dianën, “e dyfishonte sasinë e recetës”, në mënyrë që edhe ai vetë të mund të shijonte këtë pjatë të shijshme me tërshërë.