Ballina Politika Zbulohet shkaku pse Edi Rama po shpopullon Shqipërinë, intervista e kryeministrit me...

Zbulohet shkaku pse Edi Rama po shpopullon Shqipërinë, intervista e kryeministrit me gazetarin ukrainas nxjerr…

58
0

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar shkakun pse po shpopullohet Shqipëria gjatë një interviste të fundit me influencuesin ukrainas, Max Klymenko, ku e cilësoi vetë shoqërinë shqiptare si sfidën dhe kërcënimin më të madh për të ardhmen e vendit. Kjo deklaratë ka ndezur një valë të fuqishme reagimesh, ndërsa kritikët e shohin atë si një tregues të urrejtjes dhe dështimit për të mbajtur përgjegjësi pas 13 viteve në pushtet. Në vend që të pranojë dështimet e politikave të tij që kanë çuar në largimin masiv të qytetarëve, kreu i qeverisë zgjodhi të drejtojë gishtin nga vetë populli i tij. Kjo qasje ka ngritur pikëpyetje të mëdha se si 13 vite qeverisje paskan qenë të pamjaftueshme për të nxjerrë vendin në dritë dhe për të ndalur emigrimin.

Ndërkohë, valët e protestave brenda dhe jashtë kufijve dëshmojnë për një revoltë në rritje të shqiptarëve ndaj këtij narrative zyrtare. Pavarësisht pakënaqësisë plotësisht të dukshme, mesazhi i Ramës kërkon sërish kohë për Partinë Socialiste që të përmirësojë vendin, duke sfiduar durimin e qytetarëve. Diskursi i tij i fundit ka thelluar edhe më shumë hendekun mes prioriteteve të ekzekutivit dhe realitetit të vështirë me të cilin përballen familjet shqiptare çdo ditë. Për shumë vëzhgues politikë, fajësimi i vetë shoqërisë është një përpjekje e qartë për të mbuluar shkaqet e vërteta ekonomike e sociale të zbrazjes së vendit. Kjo ndodhi pritet të mbetet në qendër të debatit publik, teksa presioni mbi qeverinë për llogaridhënie po arrin kulmin.