Fiorentina dhe Real Madrid kanë gjetur marrëveshjen për huazimin e sulmuesit Franco Mastantuono.
Argjentinasi do të jetë pjesë e klubit vjollcë për sezonin e ri në kampionatin italian.
Besimi i pakët dhe minutat e munguara, detyruan 19-vjeçarin që të ndryshojë ambient dhe të provojë sërish veten në një tjetër “habitat”, pak më ndryshe nga ai që luhet në Spanjë.
Për Mastantuonon pati edhe një interesim nga ana e Milanit, por duket se kuqezinjtë nuk ishin një opsion për talentin argjentinas.







